Enver Bajraktari, i raportuar më herët si person i zhdukur, është gjetur i vdekur dhe i varrosur më 4 gusht në një parcelë bujqësore në fshatin Baicë të Lipjanit.
Lidhur me këtë rast të rëndë, Prokuroria Themelore në Prishtinë ka nisur hetimet, ndërsa katër persona janë intervistuar deri më tani në kuadër të zbardhjes së rrethanave.
Zëdhënësja e Prokurorisë, Kaltrina Shala, konfirmoi për Arbresh.info se janë duke u ndërmarrë veprime hetimore intensive në bashkëpunim me Policinë e Kosovës.
“Lidhur me rastin e raportuar te personit te zhdukur ne Komunen e Lipjanit se me date 04.08.2025, eshte gjetur nje trup i pajete, aktualisht jane duke ndermarre veprime hetimore intensive nga ana e Prokurorise Themelore ne Prishtine ne bashkepunim me Policine e Kosoves, me qellim te zbardhjes se plot te rrethanave te rastit. Personi eshte identifikuar Enver Bajraktari dhe eshte ne proces te autopsise. Per me shume informacione ju njoftojme me kohe”, tha ajo.
Ndërkohë, Policia ka bërë të ditur se, sipas Institutit të Mjekësisë Ligjore, trupi i viktimës është i freskët.
Hetimet janë në zhvillim e sipër dhe autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje shtesë mbi motivin apo të dyshuarit e mundshëm./Arbresh.info
LEXO EDHE:
Pamje të rënda nga ara ku u gjet i varrosur Enver Bajraktari në Lipjan
Katër persona merren në pyetje për rastin në Lipjan, ku një person u gjet i varrosur në arë
Greqia godet një rrjet ndërkombëtar të trafikut të kokainës
Von der Leyen: Lajme të mira për Kosovën, në fillim të vitit...
Osmani nga Samiti BE-Ballkan: Kemi lajme të shkëlqyeshme, u ...
Hetimet për atentatin në Rinas: Spanja kthen përgjigje, aten...
Kurti për urat: Ata të tjerët nuk arrinin as t’i kalojnë, e ...
Costa: Zgjedhjet në Kosovë mund të jenë kyçe për konsolidimi...