Baza ajrore e Farkës në Shqipëri dhe investimet në standardet e NATO-s, por edhe arritja e objektivave të samitit të Hagës, mbeten thelbësore. Ndaj edhe për ministrin e Mbrojtjes, Pirro Vengu, puna për rivlerësimin strategjik të mbrojtjes vijon.
Në një takim në bazën ajrore të Farkës, ministri Vengu foli për modernizimin e flotës – teknologjinë dhe armatimin – që nga meteorologjia deri te sistemet e mbrojtjes kundërajrore.
Ministri i Mbrojtjes u ndal edhe në bazat ajrore të Gjadrit, Rinasit, Farkës, Kuçovës dhe Vlorës, për të cilat tha se zhvillimi i infrastrukturës do të shërbejë për të rritur sigurinë dhe efektivitetin e Forcës Ajrore në misione ushtarake dhe mbrojtjen civile.
Gjithashtu, zhvillimi i infrastrukturës do të shërbejë edhe në specializimin e burimeve njerëzore, si me rihapjen e Shkollës së Aviacionit në Vlorë dhe trajnimin e gjeneratës së re të pilotëve, teknikëve të bordit, kontrollorëve dhe ekspertëve të sistemeve pa pilot.
Në prezantimin e prioriteteve për modernizimin e flotës shqiptare, ministri Vengu vuri në dukje vijimin e punës në të gjitha komandat, strukturat operacionale dhe partnerët ndërkombëtarë për të ndërtuar një forcë ajrore moderne, efikase dhe të përgatitur për sfidat e së ardhmes./rtsh
Interi “blindon” kreun e tabelës, merr fitore të...
Lavrov bisedë telefonike me homologun iranian: SHBA të heqë ...
Tragjedi në ditën e Pashkës – pema rrëzohet nga era e fortë,...
Ulet në gjunjë për t’i propozuar, Brikena i thotë R...
Hoxhaj për debatin në Maqedoninë e Veriut: Absurde që shqipj...
Paralajmërimi i SHBA-së për sigurinë e Shqipërisë, Nufi: Nuk...