Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari – Lila ka njoftuar se Nakie Berisha është anëtarja më e re që i është bashkuar partisë së saj.
Me anë të një postimi në Facebook, Kusari – Lila tha se Berisha është një grua me vizion, përvojë të pasur dhe ndikim pozitiv në shoqëri, transmeton Arbresh.info.
“Me studime në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës, rrugëtimi i saj profesional e personal e ka çuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës që nga viti 1986, ku dha një kontribut të çmuar për gati një dekadë në Shoqatën “Motrat Qirijazi” në New York, në fushën e emancipimit dhe fuqizimit të grave shqiptare”, tha Kusari-Lila
“Pas kthimit në Kosovë, Nakia vazhdoi angazhimin e saj duke qenë pjesë e misionit paqeruajtës të KFOR-it, ku prej vitit 2005 e deri vit më parë ka kontribuar në bazën Bondsteel si përkthyese dhe këshilltare kulturore, duke qenë urë lidhëse mes komunitetit lokal dhe misioneve ndërkombëtare. E lumtur që Nakia i bashkohet Alternativës në rrugëtimin tonë për një Kosovë që fuqizon gratë, promovon vlerat demokratike dhe ndërton ura bashkëpunimi”, ka shkruar Kusari-Lila./Arbresh.info
Konjufca në Kaçanik: Qytetarët kërkojnë vazhdim të punëve dh...
Vuçiq konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-...
Aro Muric largohet nga grumbullimi, Kosova fton këtë portier
Pacolli në Podujevë: Bashkë ia qesim pikën
Prishtina gati për Katy Perry, Sunny Hill konfirmon performa...
Bedri Hamza: Arsimi dhe rinia në qendër të programit të PDK-...