Nga uria në Rripin e Gazës duket se po preket jo vetëm popullsia civile, por edhe pengjet izraelitë në duart e Hamasit.
Këtë e tregoi edhe videoja e publikuar të shtunën nga organizata palestineze që mbizotëron në këtë territor, ku shfaqeshin disa pengje tepër të dobësuar fizikisht dhe që paralajmëronin fundin e tyre tragjik nëse nuk merrnin ndihma.
Në këto kushte, Hamasi i ka vendosur Izraelit disa kushte që pengjet izraelitë të marrin ndihma ushqimore. Organizata palestineze kërkon nga ushtria izraelite të pranojë hapjen e korridoreve të përhershme të furnizimit me ndihma për popullsinë civile në Gaza, ku çdo ditë të hyjnë 250 kamionë me ndihma.
Izraeli duhet të ndalojë edhe luftimet, në mënyrë që Hamasi të kthehet në tryezën e bisedimeve. Organizata thotë se është e gatshme të bashkëpunojë me Kryqin e Kuq, që ushqimet të mbërrijnë tek pengjet izraelitë.
Kryeministri izraelit, megjithatë, nuk duket gati për të pranuar kushtet e Hamasit. Burime pranë zyrës së tij thonë se Benjamin Netanyahu po shqyrton mundësinë e një operacioni të posaçëm të forcave speciale të ushtrisë për të hyrë në tunelet e Hamasit dhe për të liruar pengjet e mbetur.
Mendohet që nga 50 të tillë, 20 prej pengjeve izraelitë janë ende gjallë.
Policia nis hetim për një vdekje që ndodhi në QKUK
Ushtarakja nga Kosova shpallet më e mira në trajnimin në Abu...
Punime në rrjet, këto vende do të mbesin sot pa rrymë
Rreth 64 mijë aplikime nga diaspora për votimet e 28 dhjetor...
SHBA i cakton afat 2027-ën Europës që ta marrë drejtimin e m...
Shpërthejnë luftime vdekjeprurëse në kufirin midis Pakistani...