Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Artan Behrami, ka reaguar pas heshtjes së krerëve institucionalë në detyrë lidhur me fyrjet raciste të bëra ndaj shqiptarëve në Kumanovë përgjatë ndeshjes së Maqedonisë Veriut kundër Rumanisë në basketboll.
Në një postim në Facebook, Behrami ka kritikuar heshtjen e Kurtit, kryediplomates në detyrë Donika Gërvalla dhe presidentes Vjosa Osmani.
Behrami e ka quajtur “koalicion mes trashëgimise së repesionit jugosllav në Shkup dhe Prishtinë” atë të VLEN’it.
Reagimi i plotë:
Hristijan Mickoski është bërë Kryeministër i Maqedonisë së Veriut me bekimin dhe votën që ia solli drejtpërdrejt Albin Kurti përmes koalicionit VLEN.
Ky ishte çasti kur një projekt politik i promovuar si “shpresë për shqiptarët” u kthye në instrument të ngritjes së një pushteti të mbushur me nostalgji për represionin e vjetër dhe urrejtje ndaj identitetit shqiptar.
Sot, ndërsa në Shkup bërtiten parulla fashiste kundër shqiptarëve, Kurti hesht. Heshtja e tij është më shumë se indiferencë, është bashkëfajësi politike dhe morale.
Sot hesht edhe Donika Gërvalla, e cila kinse përfaqëson zërin diplomatik të Kosovës në skenën ndërkombëtare, por është zë i urrejtjes kundër oponentëve politik.
Sot hesht edhe Presidentja Vjosa Osmani, vetë viktimë e përbuzjes institucionale të qeverisë së Mickoskit në incidentin e aeroportit. Heshtja e saj është dëshmi e transformimit në figurë të nënshtrimit.
Ky nuk është më vetëm një problem i Maqedonisë së Veriut.
Është një koalicion i rrezikshëm mes trashëgimisë së represionit jugosllav në Shkup dhe Prishtinë dhe klasës politike shqiptare servile që ka zgjedhur heshtjen në emër të interesave personale.
Shqiptarët nuk mund të jenë më spektatorë të këtij solidariteti të heshtur kundër vetes.
Real Madridi po e shqyrton seriozisht rikthimin e Jose Mouri...
Masakra me 8 viktima në Luiziana, 7 fëmijët e autorit mes të...
Qeveria emëron kryetarin e Bordit të Telekomit
Lëvizte me pistoletë me vete, arrestohet 32-vjeçari në Durrë...
Ndalohet furgoni me dru pa dokumente përcjellëse në Viti
50 aksidente brenda 24 orëve, policia shqiptoi mbi 1700 gjob...