Një biçikletë, një zemër 74-vjeçare, dhe një mision me peshën e një kombi në shpinë.
Blerim Peja, tashmë 77 vjeçar, në moshën kur shumica tërhiqen nga çdo udhëtim, kishte nisiur rrugëtimin më sfidues të jetës së tij.
Jo për aventura personale, por për t’i vizituar ish-krerët e ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në burgun e Hagës, në vitin 2022, me biçikletë nga Bari i Italisë drejt Hagës, Peja ishte nisur për t’i vizituar ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçin, Kadri Veseli, Jakup Krasniqin si dhe Rexhep Selimin.
Në një intervistë për Arbresh.info, ai tregon udhëtimin e tij 19 ditor për sfidat dhe të gjithë rrugën që ka kaluar deri në Hagë.

“Këta janë të pafajshëm, janë marrë padrejtësish. Kam parë që shumë shokë të tyre, por edhe të panjohshëm kanë bërë vizita në Hagë, andaj edhe unë kisha dëshirë me i vizitu, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin i kam njohur gjatë luftës, ndërsa Thaçin dhe Kadri Veselin pas luftës. Mendova me e bë një udhëtim me biçikletë me e bë një përpjekje për një sakrificë se ajo t’i jepte më shumë peshë rrugëtimit dhe me më shumë vlerë. Çmimi i shkuarjes atje është shumë i lartë. Ne jemi nis me një shtatorë të vitit 2022. Për shkuarje duhet të bëhen disa përgatitje dhe duhet të përgatiten shtigjet se ku lejohet kalimi me biçiklete”, u shpreh Peja.
Gjatë 19 ditëve udhëtim, lodhja nuk ishte sfida e vetme.
“Përveç lodhjes, kur kemi dal në Gjermani mbylleshin hotelet në ora 8, kështu ka ndodh njëherë kemi mbet në rrugë e takuam një grua tek një pompë e benzinës dhe ajo na udhëzoi të shkojmë në një fermë, ajo ferma ishte e një gjermani ne fjetëm aty, të nesërmen e zonja e fermës na përcjelli dhe u përshëndetëm. Pas dy ditësh në një motel nuk kishte vend që ne me u vendos, na pa një djalë me jelekun me UÇK dhe u ndal me na pyet se çfarë po bëjmë këtu ne i treguam që kërkuam për fjetje dhe e pyetëm se a ka ndonjë hotel në kënd vend ai na tha ka në shtëpinë e babit tim. Ata na pritën shumë mirë na bënë dark na murrën ndërresat na lan, na përgatitën ushqim. Problemi tjetër që na ka mund shumë ka qenë se unë e kam humbur pasaportën”, rrëfeu ndër të tjera ai.

Pas kontrolleve të rrepta, skanerëve, dhe dhjetëra dyerve të sigurisë, Peja dhe bashkudhëtari i tij u përballën me ta – të katërtit i kishin dalë për t’i pritur vetë.
“Kontrollet aty ishin shumë rigoroze në dy vende kish skaner, kontrollonin se mos kishim diçka të metaltë, jemi dashur të kalojmë 10 apo 12 dyer për të hyrë aty. Kur hymë ata të katërtit kishin dalë me na pritë, ne kishim takime të veçanta me secilin nga një orë. U përqafuam me Jakupin dhe Rexhepin që i njihja. Rexhepi tha se kjo është vizita më e veçantë dhe më kreative që na i ka bë dikush deri tash. Pastaj hyjmë me Thaçin ata e kishin zakon që gardianët të pyesin se çfarë duam të pimë por nuk e sollën pijen. Ne i treguam Thaçit për rrugën që e kemi bë. Kur e përfunduam vizitën Thaçi i luti me na shty edhe 10 minuta, aty u emocionova shumë dhe mezita u përmbajta që mos me e vërej Thaçi, pastaj e kishim me Kadri Veselin. Kaluam mjaftë mirë, na tregoi që po ushtronte joga. Me Jakupin qëndruam dhe na tha një fjalë shumë interesante na tha kur më kanë burgos në serbi e kam ditë që jam i fajshëm, por tash nuk e kam të qarte se pse po duan më m’ dënua. Pastaj u takuam me Rexhepin, kaluam mirë”, shtoi tutje Peja.
Për Pejën, kjo forcë fizike dhe mendore që panë në Hagë, ishte një dëshmi e gjallë e vendosmërisë që nuk e lëkund as qelia, as distanca.
“Shumë të fortë bile Thaçi edhe Rexhepi mu doke që po rrinë në maje të gishtave, ishin shumë fizikisht më të fortë. Na lanë përshtypje të mirë jashtëzakonisht, dhe kishte edhe vizitorë të tjerë që kishin ardhë t’i vizitojnë”, tregoi ai.

Ai tregoi se për çështje politike nuk kishin diskutuar fare.
“Bisedat kanë qenë të thjeshta për politik nuk kemi diskutua, sepse na thanë që duhet të kemi kujdes se mund të përgjohen, por edhe fanellat me simbole na thanë që të mos i marrim sepse mund acaroni situatë. Këta në bisedë me ne ishin shumë të mirë, ishin të kthjelltë dhe na lanë përshtypje të mirë. Ne kemi dalë nga aty me një ndjenjë dhembshurie qe tregon ndjesinë e bashkëvajtjes me ata por ata ishin shumë të fortë”, përfundoi ai.
Në atë burg në Hagë, Blerim Peja thotë se nuk pa asnjë shenjë dobësie apo dorëzim. Ai shpreson që kjo gjykatë, një ditë, do të dëshmojë pafajësinë e tyre dhe do t’i japë zë së vërtetës që po luftojnë prej vitesh./Arbresh.info/Edona Krasniqi/

Shtëpia e Bardhë u dërgon paralajmërim të madh tifozëve që p...
“Situatë alarmante në Luginë” – Rexhepi: Diskriminimi mund t...
Protesta në mbështetje për UÇK-në në Shkup, reagon Mickovski
Buna nën dritën e hënës, Rama ndan imazhe mahnitëse të lumit
SHBA këshillon qytetarët e saj të largohen nga Venezuela “me...
Më pak se 1% import të energjisë nga Serbia