Autoritetet holandeze kanë lëshuar një paralajmërim të fortë për qytetarët, duke u kërkuar që të shmangin hyrjen në pyje dhe rezervate natyrore, pasi një ujk sulmoi një fëmijë gjashtëvjeçar pranë qytetit të Utrechtit, raportoi të shtunën agjencia gjermane e lajmeve DPA.
Sipas zyrtarëve të provincës së Utrechtit, ujku që sulmoi fëmijën të mërkurën kishte krijuar shqetësime më herët në zonë.
“Qëndroni larg të gjitha zonave të hapura, si dhe pyjeve dhe rezervateve natyrore”, thuhet në paralajmërimin e autoriteteve, që gjithashtu kanë lëshuar leje për ta qëlluar ujkun.
Sipas deklaratës zyrtare të lëshuar pas konsultimeve me ekspertë holandezë dhe ndërkombëtarë të ujqërve, autoritetet shprehen:
“Sjellja e ujkut është anormale dhe shqetësuese. Ne duam të punojmë së bashku për të parandaluar që një incident i tillë ose më keq të ndodhë përsëri.”
Incidenti ndodhi në afërsi të Piramidës së Austerlitz, një pikë turistike e njohur, ku ujku e tërhoqi zvarrë fëmijën në pyll. Kalimtarët reaguan duke e ndjekur ujkun me shkopinj, ndërsa fëmija përfundoi në spital me plagë nga kafshimi.
Kjo nuk është hera e parë që raportohen incidente të tilla në rajon. Vetëm një javë më parë, një gjyqtar hodhi poshtë një ankesë kundër një leje për të vrarë një ujk problematik. Po ashtu, gjatë vitit të fundit janë shënuar disa raste, përfshirë një ku ujku kafshoi një grua dhe një fëmijë gjatë një ekskursioni shkollor.
Shikoni fotot e Jaguar XJ6 të vitit 1981
Lista Serbe: Kemi fituar të dhjetë ulëset e rezervuara për k...
Telefonat inteligjentë do të bëhen shumë më të shtrenjtë, ja...
Sateliti i parë malazez lëshohet me sukses në orbitë
Google mund t’i lejojë përdoruesit të ndryshojnë adres...
Interi fiton ndaj Atalantas dhe rimerr kreun e Serie A