Viteve të fundit numri i personave që kryejnë vetëvrasje ka shënuar rritje shqetësuese.
Më shqetësuese është fakti se ka mungesës të një sistemi të mirëfilltë të parandalimit të këtyre rasteve, gjë e cila po lë gjithnjë më shumë njerëz në krizë, pa shpresë dhe pa përkrahje institucionale, raporton Arbresh.info.
Në këtë vakum, “Linja e Jetës”, është organizata e vetme që u ofron ndihmë emocionale personave me gjendje të rënduar psikologjike dhe shpirtërore.
E themeluar në vitin 2019, kjo organizatë funksionon me mbështetje nga qytetarët vullnetarë dhe bizneset.

“Linja e Jetës” po sfidohet me probleme të mëdha financiare dhe institucionale, të cilat mund ta rrezikojnë vazhdimësinë e saj.
Drejtori ekzekutiv i kësaj organizate, Bind Skeja, tregon për Arbresh.info thotë numri i personave që kërkojnë ndihmë nga “Linja e Jetës” vazhdimisht është në rritje.
Sipas tij, viteve të fundit rastet e këtij fenomeni janë më të rënda sesa në të kaluarën.
Skeja thekson se mungesa e sistemit shtetëror bën që organizata të jetë “adresa e vetme” për ta.
Ai thotë se nuk kanë përkrahje institucionale dhe kjo organizatë funksionon vetëm fal vullnetarëve, numri i të cilëve gjithashtu është në rënie.
“Linja e Jetës nuk ka mbështetje institucionale dhe përderisa nuk ka mbështetje institucionale nuk kena me pas fonde që me mund me i pagu këta vullnetarë dhe rrjedhimisht gjithmonë kena me kanë n ‘rrezik sipas valëve të vullnetarizmit qysh shkojnë a kena me mujt me ofru shërbime a jo”, thotë Skeja.
Ai pohon se shteti duhet ta trajtojë këtë shërbim si një obligim shtetëror.

“Ideja nuk është me marrë një grant, ideja është me dashtë me ofru një shërbim të tillë, qashtu qysh e ofron për shembull, shërbimin e ambulantës, pra, ky është një shërbim obligativ, i cili duhet me u ofru. Meqenëse shteti nuk e ofron drejtpërdrejt, njëjtë si strehimoret për gratë qysh i ofron. Ekziston një OJQ, e cila e jep këtë shërbim”, thotë Skeja, duke shtuar se vitin e kaluar është dorëzuar një peticion me mbi 10 mijë nënshkrime për Projektligjin për Parandalimin e Vetëvrasjeve, por për shkak të moskonstituimit të Kuvendit, procesi ka mbetur pezull.
“Bllokada që ka mbet është që nuk kemi Kuvend, pa Kuvend nuk mundemi as mu hartu ligj as mu votu ligj. Rrjedhimisht statuti i Linjës mbetet pezull, sepse nuk kemi Kuvend. Pa i rregullu këto probleme nuk do mund të vazhdojmë me procesin e institucionalizimit e Linjës së Jetës”, thekson ai.
Po ashtu, ai bën thirrje që ndër projektligjet e para pas formimit të Kuvendit, të jetë ky projektligj dhe gjithashtu nxit qytetarët të kontribuojnë si vullnetarë, apo financiarishtë.
Skeja ka një mesazh për ata persona që gjenden në udhëkryq dhe kanë janë të pashpresë.
“Për të gjithë ata që kanë mendime për vetëvrasje, munden me na telefonojnë në 0800 12345, çdo ditë prej orës 10:00-02:00, ose me na shkru në Chat në faqen tonë. Duam të ndihmojmë realisht, duhet të punojmë në nivel sistematik. E për këtë, kalimi i ligjit për parandalimin e vetëvrasjeve është hapi i parë dhe i domosdoshëm”, shprehet ai.

Ndryshe, sipas Skejës, në Kosovë nuk ka statistika të sakta për vetëvrasjet.
Ndryshe, rasti i fundit për të cilin dyshohet për vetëvrasje ishte më 20 korrik në Prizren.
Ndërkaq, një rast i rëndë ishte edhe ai ku një person dyshohet se ka kryer vetëvrasje brenda stacionit policor në Suharekë në orët e para të 4 korrikut./Arbresh.info/Erolinda Gashi/
Shtëpia e Bardhë u dërgon paralajmërim të madh tifozëve që p...
“Situatë alarmante në Luginë” – Rexhepi: Diskriminimi mund t...
Protesta në mbështetje për UÇK-në në Shkup, reagon Mickovski
Buna nën dritën e hënës, Rama ndan imazhe mahnitëse të lumit
SHBA këshillon qytetarët e saj të largohen nga Venezuela “me...
Më pak se 1% import të energjisë nga Serbia