Qeveria në detyrë ka miratuar propozim-vendimin për ndarjen e 296 mijë eurove për dy komuna të udhëhequra nga Lëvizja Vetëvendosje..
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, bëri të ditur se kjo ndarje është bërë me kërkesë të Ministrisë së Financave.
Sipas tij, 178 mijë euro do të shkojnë për Komunën e Podujevës, të udhëhequr nga Shpejtim Bulliqi, ndërsa 117 mijë euro për Komunën e Shtimes, që drejtohet nga Qemajl Aliu.
Sipas Kurtit, mjetet janë të dedikuara për projekte që kanë për qëllim përmirësimin e menaxhimit të ujërave të zeza në këto dy komuna.
“Për Komunën e Podujevës do të ndahen 178 mijë e 730 euro dhe për Komunën e Shtimes 117 mijë e 758 euro. Këto projekte kanë të bëjnë me përmirësimin e menaxhimit të ujërave të zeza në këto dy komuna”, tha Kurti në mbledhjen e Qeverisë./Arbresh.info
Edhe emocionet e lumtura mund të shkaktojnë të ngrënit e tep...
“Përshkallëzim i rrezikshëm”, Emiratet e Bashkuara Arabe: Tr...
Barcelona e pandalshme në ‘Camp Nou’, mposht Betisin
Mexhiti i VLEN reagon disa orë para protestës: Provimi i jur...
Qendra Sociale në Fushë Kosovë me nevojë urgjente për staf
Ultimatumi i ri i Trumpit ndaj Iranit: Koha po mbaron