Policia e Kosovёs njoftoi se ka arrestuar në Pejë një person të dyshuar për veprën penale “pёrdorim i armёs apo mjetit tё rrezikshёm”.
Policia njofton se nga i dyshuari ka sekuestruar një pistoletë, një karikator, 14 fishekë dhe një gëzhojë.
“Policia menjёherё ka shkuar nё vendngjarje, aty ёshtё takuar personi i dyshuar, dhe nga i njëjti janё sekuestruar: njё armё Pistoletё Smith & Wesson kal: 9 mm e cila ishte me leje, njё karikator i sё njejtёs armё, katёrmbёdhjetё fishekё kal:9×19 dhe njё gёzhojё kal:9 mm”, thuhet në njoftim.
Po ashtu, bëhet me dije se i dyshuari ёshtё arrestuar dhe, pas intervistimit nga hetuesit, me vendim tё prokurorit tё shtetit, është liruar nё procedurё tё rregullt.


Sulmi kibernetik lë jashtë funksionit shërbimin postar të Fr...
Besa Famgas, kampione vjeshtore në Superligën e Kosovës
Rusia përshkallëzon sulmet ndaj rajonit kyç të Ukrainës, Ode...
Neymar operohet me sukses, synimi i tij i vetëm është pjesëm...
Aksident me vdekje në Tepelenë-Memaliaj, humb jetën 45-vjeça...
Durmishi: Rrugët në brezin kufitar po rrisin sigurinë dhe zh...