Shefi i Komandës së Operacioneve të Ushtrisë së Zvicrës, Laurent Michaud, pritet të nis një vizitë në Ballkanin Perëndimor që do të zgjasë nga 30 korriku deri më 2 gusht, gjatë së cilës do të ndalet edhe në Kosovë për të takuar kontingjentin zviceran në kuadër të misionit të NATO-s, KFOR.
Në kuadër të kësaj vizite, Michaud do të udhëtojë edhe në Bosnje-Hercegovinë, ku do të takohet me ushtarët zviceranë që shërbejnë në misionin e Forcës së Bashkimit Evropian (EUFOR).
Gjatë takimeve me trupat, ai do të informohet për situatën e sigurisë në zonat ku janë të vendosura forcat dhe për aktivitetet e ushtrisë zvicerane në këto misione, me fokus të veçantë në rolin e oficerëve zviceranë të atashuar në shtabet ndërkombëtare të KFOR-it.
Përveç takimeve me ushtarët, Laurent Michaud do të zhvillojë edhe takime me ambasadorët e Zvicrës në Kosovë dhe Bosnje-Hercegovinë, si dhe me komandantët e KFOR-it dhe EUFOR-it.
Rusia përshkallëzon sulmet ndaj rajonit kyç të Ukrainës, Ode...
Neymar operohet me sukses, synimi i tij i vetëm është pjesëm...
Aksident me vdekje në Tepelenë-Memaliaj, humb jetën 45-vjeça...
Durmishi: Rrugët në brezin kufitar po rrisin sigurinë dhe zh...
Salah vendimtar, Egjipti fiton me rikthim ndaj Zimbabwes në ...
“Jemi takuar në një kafene”, Edi flet për njohje...