Komuna e Istogut ka njoftuar se nga 1 gushti 2025 do të nisë subvencionimi prej 150 eurosh për çdo nënë lehonë, për çdo lindje.
Ky vendim është marrë nga kryetari i komunës, Ilir Ferati, si mbështetje për familjet e reja në Istog, njofton Komuna përmes një postimi në Facebook.
Sipas njoftimit zyrtar, çdo nënë ka të drejtë të aplikojë brenda një muaji nga data e lindjes së fëmijës.
Aplikimi bëhet në Zyrën për Shërbime me Qytetarë, në katin përdhes të objektit të Komunës, nga ora 09:00 deri në 16:00, gjatë ditëve të punës./Arbresh.info
Edhe emocionet e lumtura mund të shkaktojnë të ngrënit e tep...
“Përshkallëzim i rrezikshëm”, Emiratet e Bashkuara Arabe: Tr...
Barcelona e pandalshme në ‘Camp Nou’, mposht Betisin
Mexhiti i VLEN reagon disa orë para protestës: Provimi i jur...
Qendra Sociale në Fushë Kosovë me nevojë urgjente për staf
Ultimatumi i ri i Trumpit ndaj Iranit: Koha po mbaron