Deputetja e Vetëvendosjes, Fitore Pacolli e ka përkrahun kandidatin e VV-së për kryetar të Prishtinës, Hajrullah Çeku.
Ajo ka renditur arsyet se përse ai duhet të jetë i pari i Prishtinës
Postimi i plotë:
Hajrulla Ceku, kryetari i ardhshëm i Prishtinës
ku lagjet janë të pastra, të rregullta dhe me jetë komunitare. Ku mësimi është gjithëditor dhe cilësor, ku sporti zhvillohet në infrastrukturë moderne, ku ekonomia familjare është e qëndrueshme dhe ku shëndetësia ofron shërbime të avancuara, sa më afër qytetarit.
ku administrata është digjitale dhe efikase, që i shërben qytetarit, jo që e lodh.
ku qyteti me kulturë që lulëzon si industri kreative, me treg pune të drejtë për gratë e të rinjtë, me hapësira publike që janë të gjalla, jo të braktisura.
ku transporti publik nuk vonon, me siguri në çdo hap të përditshmërisë, me fshatra që janë pjesë e zhvillimit, jo të lëna në harresë.
ku ofrohet qasje të barabartë në shërbime për të gjithë, pa dallim lagjeje, fshati apo statusi.
ku ka planifikim urban që ruan identitetin dhe ndërtim që ka kuptim, jo vetëm beton.
institucione që dëgjojnë, jo që heshtin.
Kjo është Prishtina që ndërtojmë bashkë, me plan, me punë dhe me Vetëvendosje.
Moti sot i vranët dhe intervale me diell, temperaturat arrij...
SHBA-të hartojnë një plan me 15 pika për t’i dhënë fun...
Këto gjëra që i bëjmë në fundjavë mund të ndikojnë negativis...
Analistët: Konflikti në Lindjen e Mesme ndikon në ekonominë ...
Trump miraton vendosjen e më shumë se 1,000 ushtarëve shtesë...
Vuçiqi pretendon se iu ofrua Nobeli për njohje të Kosovës