Pronarët e Liverpoolit, Fenway Sports Group, po ecin përpara me planet për të blerë një klub të dytë në Spanjë. Getafe është klubi në fjalë dhe duket se bisedimet po ecin në drejtimin e duhur.
Sipas mediumit The Athletic, presidenti i Getafes, Angel Torres, nuk ishte plotësisht i sinqertë kur deklaroi në fillim të muajit se klubi nuk ishte në shitje dhe se largimi i tij ishte ende larg.
Megjithatë, prej kohësh është përfolur për një ndryshim të mundshëm pronësie te Los Azulones, me lidhjet më të fundit që e afrojnë klubin me Fenway Sports Group (FSG).
FSG thuhet se ka ndërtuar një marrëdhënie të mirë me presidentin e Getafes, Angel Torres, i cili fillimisht kërkonte 185 milionë euro, por tani është i hapur për një marrëveshje rreth 116 milionë euro.
Megjithatë, ai dëshiron të përfundojë rinovimet në ‘Coliseum’ deri në vitin 2028, përfshirë fushën stërvitore dhe zgjerimin e çatisë së stadiumit.
Liverpooli po synon të zgjerojë portofolin e futbollit dhe gjatë vitit të kaluar ka pasur bisedime me klube si Malaga e Bordeaux, por tani vëmendja është përqendruar te Getafe.
Nuk ka ende një afat për marrëveshjen, por sipas The Athletic, emërimi i Michael Edëards si Drejtor Ekzekutiv i Futbollit në vitin 2024 përfshinte dhe planin për të blerë një klub tjetër.
Getafe, ndonëse më pak tërheqës krahasuar me klubet e tjera të Madridit, ofron kushte të mira stërvitore dhe jetese, ka përvojë në La Liga dhe stabilitet, pavarësisht investimeve të kufizuara. /Telegrafi/
Pacolli: Drejtësia vjen edhe kur rruga duket e gjatë dhe e e...
Kreshnik Ahmeti emërohet zëvendësministër i Punëve të Jashtm...
Sekuestrohet kokainë në një lokal në Kukës, arrestohet prona...
Milani merr vendim rreth të ardhmes së Luka Modricit
Sekuestrohen mbi 25 kg ari në Pejë, evidentohen shkelje të s...
Maqedonci diskuton bashkëpunimin ushtarak me Kroacinë dhe Sh...