Punëtori kosovar i ndërtimit punonte njëkohësisht si punonjës dhe “i vetëpunësuar” për të njëjtën kompani. Gjobitet nga Dogana e Regensburgut
Dogana në Regensburg ka zbuluar një rast tjetër të vetëpunësimit të rremë: Një shtetas kosovar u dënua së fundmi nga Gjykata e Landit të Regensburgut me një gjobë prej 7,200 €. Arsyeja ishte pjesëmarrja e tij në një skemë në të cilën ai ishte regjistruar si person i vetëpunësuar në letër, por në realitet punonte si punonjës i rregullt, transmeton albinfo.ch.
Ai, fillimisht ishte punësuar nga një kompani ndërtimi në rrethin Kelheim, i nënshtruar kontributeve të sigurimeve shoqërore. Më vonë, i përmenduri ka themeluar biznesin e tij, por ka vazhduar të punonte për të njëjtën kompani: tre ditë në javë si punonjës, dy ditë si një kontraktor gjoja i vetëpunësuar. Ai e vazhdoi këtë model për më shumë se një vit.
Kontrolli Financiar i Punës së Paligjshme i Zyrës Kryesore të Doganës së Regensburgut zbuloi se vetëpunësimi i tij ishte vetëm një pretendim, shkruan presseportal.de.
“I përmenduri përdorte mjetet e kompanisë, nuk kishte makineri të vetat, asnjë reklamë të vetën dhe asnjë klient tjetër”, thonë në Drejtorinë e Kontrollit Financiar të Punës së Paligjshme të Zyrës Kryesore të Doganës së Regensburgut.
Orari i tij i punës vazhdoi gjithashtu të bazohej në orarin e kompanisë së ndërtimit.
Faturat që ai paraqiti ishin madje edhe të shkruara nga vetë kompania.
Kjo praktikë rezultoi në humbje prej mbi 100,000 eurosh për sigurimet shoqërore.
Edhe emocionet e lumtura mund të shkaktojnë të ngrënit e tep...
“Përshkallëzim i rrezikshëm”, Emiratet e Bashkuara Arabe: Tr...
Barcelona e pandalshme në ‘Camp Nou’, mposht Betisin
Mexhiti i VLEN reagon disa orë para protestës: Provimi i jur...
Qendra Sociale në Fushë Kosovë me nevojë urgjente për staf
Ultimatumi i ri i Trumpit ndaj Iranit: Koha po mbaron