Rusia nisi një sulm të kombinuar me raketa dhe dronë ndaj Kievit, duke vrarë të paktën gjashtë persona, përfshirë një fëmijë, dhe duke plagosur dhjetëra të tjerë, thanë zyrtarët vendas të enjten.
Një djalë 6-vjeçar ishte midis të vrarëve, tha administratori ushtarak i qytetit Tymur Tkachenko, sipas të cilit, se sulmi i natës kishte shkaktuar dëme në 27 vende në katër rrethe të kryeqytetit ukrainas.
Presidenti Volodymyr Zelenskiy postoi një video duke thënë se njerëzit ishin ende të bllokuar nën rrënojat e një ndërtese banimi.
“Është një mëngjes i tmerrshëm në Kiev. Sulmet brutale ruse shkatërruan ndërtesa të tëra banimi dhe dëmtuan shkolla e spitale”, postoi Ministri i Jashtëm Andrii Sybiha në X me një imazh të një blloku apartamentesh të shkatërruar.
Rusia, e cila mohon se ka shënjestruar civilë, në muajt e fundit ka shtuar sulmet ajrore në qytetet dhe qytezat ukrainase larg vijës së frontit të pushtimit të saj, i cili tani është në vitin e katërt./abcnews.al
Kurti për zgjedhjen e presidentit: Do t’i ftoj për takim kry...
Kuvendi i Shqipërisë sot në seancë plenare, diskutime për çë...
Irani kreu mbi 5000 sulme ndaj bazave amerikane në vendet ar...
Sekuestrohen 20 motoçikleta nё Pejё
“Pas Pavarësisë do të jetë lumturia më e mirë e shtetit tonë...
Skandali me njehsorët elektrikë, LDK sot mban konferencë për...