Bashkimi Evropian ka reaguar pas deklaratave të ish-kryeministrit serb, Ivica Daçiq, i cili akuzoi Brukselin se ka “mashtruar” Serbinë në nënshkrimin e Marrëveshjes së vitit 2013 me Kosovën.
Në një përgjigje për televizionin N1, BE-ja i ka hedhur poshtë këto akuza, duke theksuar se marrëveshja u arrit me vullnet të lirë dhe me vetëdije të plotë nga të dyja palët – si Serbia, ashtu edhe Kosova.
“Si Kosova ashtu edhe Serbia i kanë hyrë marrëveshjeve plotësisht me vetëdije dhe me vullnetin e tyre të lirë”, thuhet në reagimin e BE-së, duke mohuar kështu pretendimet e Daçiçit.
Brukseli ka nënvizuar se marrëveshjet e nënshkruara mbeten në fuqi, dhe ka kërkuar që të dyja palët të angazhohen në mënyrë aktive për zbatimin e tyre.
“BE-ja pret që të dyja palët të kontribuojnë, përmes deklaratave dhe veprimeve të tyre, në një atmosferë të favorshme për pajtimin dhe normalizimin e marrëdhënieve.”
Pavarësisht mungesës së takimeve në nivel të lartë politik, Komisioni Evropian ka bërë të ditur se dialogu nuk është ndërprerë. Ata kujtojnë se në muajin qershor janë zhvilluar takime të negociatorëve teknikë.
“Dialogu vazhdon përmes takimeve të rregullta dypalëshe dhe trepalëshe në nivelin e kryenegociatorëve dhe në nivelin teknik,” thuhet në deklaratë.
Për herë të parë në Kosovë kryhet me sukses operacioni për S...
Basketbolli kosovar në zi, ndahet nga jeta ish-drejtuesi i K...
Durmishi i reagon Komunës: Segmenti i rrugës “Mon Balaj” nuk...
“Auuu…”, Kushtrimi pyetet për Sasën: A të ka marrë malli?
Lista Serbe ankohet në PZAP ndaj vendimit të KQZ-së
Ylli kosovar i janarit në La Liga, sonte në ndeshjen e parë ...