Njësia e Komunikacionit Rrugor në Ferizaj ka ndaluar dy shoferë të cilët po zhvillonin gara shpejtësie në rrugën Varosh–Gërlicë, duke rrezikuar sigurinë publike.
Shoferi me inicialet B.S. (22 vjeç), me veturë të tipit BMW dhe targa të Zvicrës, është kapur duke qarkulluar me shpejtësi 192 km/h në një zonë me kufizim të lejuar prej 60 km/h.
Për këtë kundërvajtje të rëndë në trafik, ndaj tij është shqiptuar gjoba prej 500 euro, ndalim i të drejtës për të drejtuar automjet në territorin e Kosovës për 12 muaj, si dhe janë njoftuar autoritetet zvicerane, në bazë të marrëveshjes bilaterale mes Policisë së Kosovës dhe asaj të Zvicrës, pasi posedon leje drejtimi të lëshuar nga Zvicra.
Shoferi tjetër, F.S. (20 vjeç), shtetas dhe banues në Kosovë, është kapur duke lëvizur me veturë të tipit Porsche, me targa të huaja, me shpejtësi 185 km/h në të njëjtën zonë me kufizim 60 km/h. Ai është dënuar me gjobë prej 500 euro, i janë shqiptuar 5 pikë negative, si dhe ndalim i të drejtës për të drejtuar automjet për 12 muaj.
Matja e shpejtësisë është kryer me veturën inteligjente të Policisë së Kosovës, e cila është e pajisur me radar të avancuar./Arbresh.info
Arrestohen pesë persona në Kaçanik për tentim të vjedhjes së...
Rama: Vizita në Izrael, gur themeli për marrëdhëniet mes dy ...
Moti me shi, policia del me apel kujdesi për shoferët
Liverpooli bllokon yllin e skuadrës t’i bashkohet Inte...
Iu përkeqësua gjendja, vdes një grua në QKUK
Gjendet pa shenja jete një burrë brenda një objekti në Poduj...