Posta e Kosovës, përmes Filatelisë së saj, ka lëshuar sot në qarkullim një emision pullash postare në nderim të figurës dhe veprës së regjisorit dhe pedagogut të mirënjohur kosovar, Bekim Lumi.
Bekim Lumi (1966–2018) ka lënë gjurmë të pashlyeshme në skenën teatrore dhe në edukimin artistik në Kosovë. Ai njihet si një regjisor vizionar dhe avangardë, si dhe pedagog i përkushtuar në Fakultetin e Arteve në Prishtinë.
Me regji të guximshme dhe qasje bashkëkohore, Lumi i dha teatrit shqiptar një frymë të re, duke u bërë një ndër regjisorët më të vlerësuar në fushën e teatrit shqiptar.
Nga viti 2006 deri në 2010, ai botoi revistën teatrore “Loja”. Shfaqjet e tij kanë marrë pjesë në dhjetëra festivale teatrore kombëtare dhe ndërkombëtare, duke përfshirë vende si Zvicra, Franca, Gjermania, Italia, Greqia, Rumania, Bullgaria dhe Bosnja e Hercegovina.
Kurti takon virtualisht Haddad, flasin për integrimin evropi...
Prishtina 01 fituese e Kupës së Kosovës në futsal
Arsenali shkon në pushim me epërsi ndaj Atleticos
Bashkimi arrin fitoren e dytë në serinë gjysmëfinale ndaj Bo...
Mbi një orë bisedë telefonike mes Trump dhe Putin, çfarë dis...
Banka Botërore parashikon rritje ekonomike prej 3.7 për qind...