UEFA delegon Genc Nuzën dhe Mervan Bejtullahun si gjyqtarë kryesorë në ndeshjet e raundit të dytë në UEFA Conference League.
Nuzës i është besuar detyra për të ndarë drejtësinë në ndeshjen Žilina – Raków, e cila do të zhvillohet në stadiumin “MSK Žilina” në Zhilinë të Sllovakisë dhe do të asistohet nga Fatlum Berisha dhe Bujar Selimaj, ndërsa gjyqtar i katërt do të jetë Dardan Çaka.
Kjo ndeshje do të zhvillohet të enjten, më 31 korrik, nga ora 20:30.
Ndwrsa, Mervan Bejtullahu do të gjykojë ndeshjen Győri ETO – Pyunik, e cila do të zhvillohet në stadiumin “ETO Park” në Győr të Hungarisë.
Ai do të asistohet nga Edmond Zeqiri dhe Fatmir Sekiraqa, ndërsa gjyqtar i katërt do të jetë Rrezart Hasanaj.
Gjithashtu edhe kjo sfidë do të zhvillohet të enjte, më 31 korrik, me fillim në orën 19:00./Arbresh.info
E dhimbshme: Sot varroset Hekuran Hoxha, biznesmeni nga Gjak...
Kurti dhe Vitia sot vizitojnë Odën e Mjekëve të Kosovës
Mot i vranët e me reshje shiu sot
Thaçi dhuron veturën zyrtare për OVL e UÇK-së së Obiliqit
Kurti dhe Vitia nesër vizitojnë Odën e Mjekëve të Kosovës
Guterres thirrje Iranit: Dialogu i domosdoshëm për të shmang...