Pas disa ditësh kërkimesh intensive, trupat e Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë lokalizuar dhe nxjerrë trupin e pajetë të 33-vjeçarit, i cili ishte zhdukur të dielën pasi kishte kërcyer nga ura në Liqenin e Ujmanit dhe nuk ishte parë më të dilte nga uji.
Lajmin e konfirmoi Genc Metaj, drejtor i Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave.
Ai falënderoi të gjitha ekipet e përfshira në këtë operacion dhe u shprehu ngushëllime familjarëve të viktimës.
“Tani është e konfirmuar se ekipet e Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë arritur që ta gjejnë trupin e pajetë të 33-vjeçarit në liqenin e Ujmanit. Urojmë që ky të jetë rasti i fundit i një ngjarje të tillë. Dua të shpreh mirënjohje për FSK-në, Policinë e Kosovës, Zjarrfikësit, ekipet e kërkim-shpëtimit etj. Është moment i dhimbshëm, por i falënderojmë për profesionalizmin e tyre. Operacioni mbyllet këtu, tani mbeten në dorën e policisë procedurat e mëtejshme”, tha Metaj.
Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, bëri të ditur se rasti po trajtohet si vdekje e dyshimtë dhe se hetimet do të vazhdojnë pas autopsisë.
“Policia, në momentin që ka pranuar informacionin për rastin, e ka trajtuar si vdekje të dyshimtë, sepse është hedhur nga ura dhe duhet të shihen edhe elemente tjera që kanë çuar në këtë akt. Trupi është sjellë në ndërtesën e Kryqit të Kuq, është identifikuar nga familjarët dhe tani presim Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsinë. Pas saj, do të vazhdojmë me hetimet”, theksoi Elshani.
Kelmendi do të ankohet ndaj vendimit të Themelores që refuzo...
Shqipëria ndaloi 51 ton misër nga Serbia, konstatohet prani ...
Kurti: Mbi 12 milionë euro për transformimin e tërësishëm të...
13-vjeçari ther me thikë një 19-vjeçar pas një përleshje në ...
Rizvanolli: Kosova nuk ka importuar rrymë nga EFT gjatë qeve...
Ambasadori i ri gjerman viziton Mitrovicën e Veriut, thotë s...