Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka, ka reaguar ndaj akuzave se kjo parti po e shfrytëzon rastin tragjik në liqenin e Ujmanit për të lavdëruar Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK), e cila është angazhuar në operacionin e kërkim-shpëtimit.
Sipas Manxhukës, akuzat janë të pabaza dhe po vijnë nga të njëjtët që, sipas tij, vetëm pak ditë më parë përdorën tragjedinë për të sulmuar Vetëvendosjen.
“Tragjedia është fatkeqësi. Ekipet e FSK-së janë aty pikërisht për shkak të saj. Por fakti që për herë të parë Ushtria e Kosovës shkon në atë pjesë është ngjarje historike dhe si e tillë duhet të shënohet. Është tjetër gjë që Policia dhe Ushtria, për nga natyra e misionit të tyre, angazhohen kryesisht në ngjarje të rënda, jo në festa. Po të ndjekim logjikën e portaleve që e quajnë këtë “shfrytëzim”, atëherë s’do kishte kuptim as krenaria që ndjejmë për çdo akt heroik në historinë tonë”, tha ai./Arbresh.info
Edhe emocionet e lumtura mund të shkaktojnë të ngrënit e tep...
“Përshkallëzim i rrezikshëm”, Emiratet e Bashkuara Arabe: Tr...
Barcelona e pandalshme në ‘Camp Nou’, mposht Betisin
Mexhiti i VLEN reagon disa orë para protestës: Provimi i jur...
Qendra Sociale në Fushë Kosovë me nevojë urgjente për staf
Ultimatumi i ri i Trumpit ndaj Iranit: Koha po mbaron