Kryetari i Komunës së Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, ka deklaruar se operacioni i kërkim-shpëtimit në liqenin e Ujmanit po zhvillohet në kushte të vështira për shkak të thellësisë së madhe dhe terrenit të papërshtatshëm.
Operacioni po realizohet nga njësitet e specializuara të Forcës së Sigurisë së Kosovës, të cilat janë angazhuar për gjetjen e një personi që dyshohet të jetë mbytur të dielën, më 27 korrik, pasi sipas raportimeve, ai kishte kërcyer nga ura.
Para mediave, kryetari Zeqiri tha se zona ku po zhvillohen kërkimet arrin në më shumë se 60 metra thellësi, dhe se në fund të liqenit ndodhen mbeturina të shumta, që vështirësojnë dukshëm operimin.
“Ne e kemi policinë e komunës dhe ka qenë në vendin e ngjarjes, pastaj edhe ekipet emergjente. Ne e kemi një ekip të zjarrfikësve, mirëpo nuk kemi zhytës, zhytësit kanë ardhur në kohën e duhur me thirrjen edhe të stafit lokal të komunës. Kështu që unë edhe dje por edhe tani, meqë siç po e shihni edhe sot dashti Zoti që t’i bashkëngjitet ekipeve të kërkimit, ekipet në maksimalisht të pajisura si Forcat e Sigurisë së Kosovës edhe dje kam bërë thirrje. Mirëpo, ja që kjo është mirë që po ndodhë për shkak se zhytësit e dinë më së miri. Terreni është bukur i vështirë në 30 deri në 40 e më shumë metra thellësi, 60 është këtu por mund të jetë edhe më tepër. Ka mbeturina të ndryshme që në thellësi është vështirë që operimi duhet teknikisht të jetë i pajisur”, deklaroi ai.
Shqiptarja Drena Kusari emërohet në një nga pozitat më të la...
Abdixhiku: Pranvera e gjen LDK-në të bashkuar dhe të fortë
Këto janë çiftet çerekfinale të Ligës së Kampionëve
Ndodh edhe kjo në futbollin kosovar/ Batatina i shkruan mesa...
Çfarë tregon shifra e fundit e vitit tuaj të lindjes? Numero...
Makinat elektrike shkaktojnë të përziera te pasagjerët – stu...