Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, ka vlerësuar angazhimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në veri, ku njësitet e specializuara janë përfshirë në kërkimin e trupit të një mërgimtari në liqenin e Ujmanit, në Komunën e Zubin Potokut.
Pacolli theksoi se FSK-ja është dhe do të mbetet gjithmonë në çdo cep të Kosovës, duke qenë në dispozicion për të ndihmuar sa herë dhe kudo që ka nevojë.
“FSK në veri, në mbështetje të autoriteteve civile, për kërkimin e trupit të mërgimtarit në liqenin e Ujmanit, në Komunën e Zubin Potokut. FSK-ja është dhe do të jetë gjithmonë në çdo cep të Kosovës, kurdo dhe kudo që ka nevojë. Ngushëllime familjes! Zoti ua lehtësoftë dhimbjen”, tha Pacolli./Arbresh.info
Trump: Jemi afër një marrëveshje me Iranin
Vranësira dhe reshje shiu, moti sot në Shqipëri
Homazhe për 28-vjetorin e rënies së Heroit të Kombit Bahri F...
Kurti dhe Basha sot marrin pjesë në nisjen e punimeve për rr...
Sot mbahet seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Moti sot me diell dhe vranësira