Policia Rajonale e Pejës ka shqiptuar 1,677 gjoba trafiku gjatë javës së kaluar, si pjesë e kontrolleve në terren për zbatimin e ligjit rrugor.
Gjatë së njëjtës periudhë janë raportuar gjithsej 83 aksidente trafiku, prej të cilave 33 me lëndime trupore dhe 50 me dëme materiale.
Në njoftimin zyrtar, policia bën të ditur se tre persona janë lënduar në vendkalime për këmbësor.
“Drejtoria Rajonale e Policisё nё Pejё, Njёsiti Rajonal i Komunikacionir Rrugor dhe Stacionet Policore nё kuadёr tё DRP-Pejё, gjatё aktiviteteve nё terren nё zbatimin e ligjit tё trafikut, gjatё javёs qё shkoj ndaj kundёrvajtёsve nё trafik janё marrё masa konform ligjit. Tiketa trafiku tё shqiptuara: njёmijё e gjashqind e shtatёdhejtё e shtatё (1677). Aksidente trafiku me lëndime: tridhjetё e tri (33), Aksidente trafiku me dёmё materiale: pesёdhjetё (50). Nga personat e lënduar tre (3) persona janё lënduar nё vendkalime pёr këmbësor, andaj apelojmё tek tё gjithё pjesmarrёsit nё komunikacion qё tё respektojnё rregullat dhe shenjat e trafiku rrugor, e nё veçanti vendkalimet pёr kёmbёsor”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Karateistja Vlera Qerimi afër medaljes së bronztë në Stambol...
Bisedimet e paqes Ukrainë-Rusi vijojnë javën e ardhshme
11 policë të lënduar e 23 të arrestuar nga protesta e PD’së ...
Reshje lokale shiu, pritet të ketë edhe intervale me diell –...
Gjermania arreston një person nën dyshimin se po planifikont...
Për çfarë flet filmi “Sinners” që mori më së shu...