Një foshnje e porsalindur ka humbur jetën të hënën në orët e para të mëngjesit, ndërsa nëna e saj është pranuar në gjendje të rënduar shëndetësore në Spitalin Rajonal të Pejës.
Sipas raportit të policisë, gruaja dyshohet se ka lindur gjatë rrugës për në spital, brenda një automjeti, kur gjendja e saj është përkeqësuar.
“Pejë / 28.07.2025 – 04:35. Në spitalin rajonal në Pejë një foshnje e porsalindur është sjellë pa shenja jete, si dhe viktima femër kosovare është sjelle me gjendje të rënduar shëndetësore pasi dyshohet se i është keqësuar gjendja dhe ka lindur në një automjet përgjatë rrugës për në spital. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa trupi i pajetë i foshnjës me urdhër të prokurorit është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport./Arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...