Në kuadër të vizitës në Singapor, zëvendësministri në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti, zhvilloi një takim me Ministren e Shtetit për Punë të Jashtme, Tregti dhe Industri të Singaporit, Gan Siow Huang.
Në fokus të diskutimeve ishte bashkëpunimi ekonomik dhe forcimi i lidhjeve ndërmjet komuniteteve të biznesit të të dyja vendeve.
Palët shkëmbyen ide për mekanizma të përbashkëta që do të mundësonin rritjen e shkëmbimeve tregtare dhe nxitjen e investimeve. Gjithashtu, u trajtua nevoja për ndërtimin e bazës juridike përmes marrëveshjeve bilaterale në fusha me interes të përbashkët.
“Zëvendësministri në detyrë Ahmeti prezantoi zhvillimet më të fundit ekonomike në Kosovë dhe përparimin e vendit në reformat demokratike dhe agjendën evropiane. Në këtë kontekst, u theksua edhe rëndësia e lehtësimit të lëvizjes drejt Singaporit për qytetarët e Kosovës, përfshirë shqyrtimin e mundësisë për liberalizim të vizave për mbajtësit e pasaportave të rregullta në të ardhmen. Po ashtu, u diskutua për bashkëpunimin ndërmjet akademive diplomatike dhe shkëmbimin e përvojave profesionale”, thuhet në njoftimin për media.
Në përmbyllje të takimit, Ahmeti e uroi Gan për përvjetorin e 60-të të Pavarësisë së Republikës së Singaporit, duke shprehur urimet më të mira për popullin dhe institucionet e këtij vendi mik./Arbresh.info
Pesë shqiptarë arrestohen në Dubai për drogë, pritet ekstrad...
Shoqata e Gjyqtarëve reagon ndaj presioneve publike: Deklara...
AUV: Therja e kurbaneve të bëhet vetëm në thertore të licenc...
Foda publikon listën për dy miqësoret ndaj Çekisë dhe Andorr...
ATK prezanton reformat tatimore të Kosovës në konferencën në...
Kreshnik Uka, “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës