Në vazhdën e përkushtimit për rritjen e sigurisë në komunikacion dhe zbatimin e ligjit, Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor, në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë, ka ndërmarrë veprime konkrete ndaj shkelësve të rregullave të trafikut rrugor.
Policia Rajonale e kryeqytetit njofton se bazuar në denoncimet dhe postimet e qytetarëve në rrjete sociale, vetëm gjatë javës që lamë pas janë shqiptuar dhjetëra masa administrative për kundërvajtje, të mbështetura me dëshmi të dokumentuara.
Ndaj personave të përfshirë janë marrë masa ligjore që konsistojnë në:
Konfiskimin e patentë-shoferëve të Kosovës,
Ndalimin e përdorimit të patentë-shoferëve të huaj në territorin e Republikës së Kosovës, si dhe,
Gjoba në lartësi të ndryshme.
Policia e Kosovës vlerëson lartë kontributin e qytetarëve në identifikimin e shkeljeve dhe inkurajon të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të shmangin çfarëdo sjellje të rrezikshme apo të paligjshme.
“Policia e Kosovës do të vazhdoj me aktivitetet e saj në funksion të parandalimit të aksidenteve dhe rritjes së sigurisë së përgjithshme rrugore, si dhe mbetet e përkushtuar në ofrimin e një ambienti të sigurt për të gjithë qytetarët, duke ndërmarrë masa të vazhdueshme kundër çdo shkeljeje të ligjit në trafik”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës
Maqedonci në Turqi, diskutohet ndërtimi i industrisë së mbro...
Zyrtare: Formacionet e ndeshjes së dytë gjysmëfinale mes Bay...
Kurti përkujton Luan Haradinajn: Ra dëshmor në luftën e paep...