Brigjet e liqeneve po mbulohen gjithnjë e më shumë nga mbeturinat e hedhura pa kujdes. Ato jo vetëm që e shëmtojnë pamjen, por paraqesin rrezik të drejtpërdrejtë për shëndetin dhe cilësinë e ujit.
“Mbeturinat e ndryshme nga plastika dhe qelqi pranë shtratit të liqenit janë më tepër se ndotje në pamje. Ato thuhet se janë burim i rrezikshëm ndotjeje për vetë ujin që konsumojmë çdo ditë”. Kështu thotë Ilir Morina, njohës i çështjeve të mjedisit.
Morina thekson se gjatë verës rreziku nga ndotja shtohet edhe më shumë. VOX: Ilir Morina, njohës i mjedisit.
“Problemi kryesor janë mbeturinat qofshin ato plastike, qelqi apo edhe organike të cilat, përveç se dëmtojnë pamjen e liqenit, lëshojnë substanca kimike të rrezikshme që ndikojnë drejtpërdrejt në cilësinë e ujit. Mbetjet organike shpërbëhen dhe ndikojnë negativisht në pastërtinë e ujit, duke dëmtuar edhe biodiversitetin””, tha Morina, raporton RTKlive.
Edhe pse uji i liqenit i nënshtrohet trajtimit teknik para se të shpërndahet për konsum, faktorët kryesorë që çojnë në këtë gjendje shqetësuese, Morina thotë se janë vetë ndërgjegjësimi i ulët i qytetarëve dhe menaxhimi i dobët institucional karshi mbeturinave.
Ai apelon për më shumë kujdes dhe përgjegjësi ndaj burimeve jetike të ujit, duke theksuar se mbrojtja e tyre është domosdoshmëri për shëndetin publik dhe mjedisin.
Rama takon furnizuesit e naftës: Rritja e çmimit në Shqipëri...
Kostiq dhe Miloviq dënohen me 22 vjet burgim për krime lufte
Oda Ekonomike e Kosovës kërkon masa fiskale për të ndaluar r...
Ministria e Familjes autorizon njësinë inspektuese për rasti...
Tragjedia në Vjenë, MPJD:Po koordinohemi me familjarët për k...
Aktakuzë ndaj 4 personave për falsifikim të rezultateve të v...