Sipas të dhënave të fundit nga Qendra Operative e Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave gjatë gjashtë orëve të fundit janë raportuar gjithsej 80 vatra zjarri në gjithë territorin e vendit. 35 prej tyre janë ende aktive, ndërsa 45 janë lokalizuar.
Agjencia e Menaxhimit Emergjent përmes një njoftimi në favebook ka bërë të ditur se situata më e rënduar është në Komunën e Klinës, veçanërisht në fshatrat Siqevë dhe Resnikë, ku përhapja e zjarreve ka qenë më e shpejtë për shkak të kushteve atmosferike dhe terrenit të vështirë.
Fatmirësisht, deri më tani nuk është raportuar për viktima apo persona të lënduar, ndërsa ekipet e AME-së dhe Njësitë e Zjarrfikësve janë të angazhuara në terren me të gjitha kapacitetet në dispozicion.
Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes të shtuar, të shmangin çdo veprim që mund të shkaktojë zjarr, si dhe të raportojnë menjëherë çdo vatër të dyshimtë në numrat emergjentë 112, 193 ose 192.
Agjencia, në bashkëpunim me Njësitë e Zjarrfikësve dhe Policinë e Kosovës, vazhdon të jetë në gatishmëri të plotë për menaxhimin e situatës.
Gjithashtu, Agjencia ka falënderuar zjarrfikësit për përkushtimin e tyre të palodhshëm, Policinë e Kosovës dhe KFOR-in për mbështetjen, si dhe qytetarët për bashkëpunimin e tyre të vazhdueshëm./IndeksOnline/
Sallahu: Dorëheqja e Osmanit do të ishte e dobishme
Netanyahu urdhëron sulme 48-orëshe ndaj Iranit nga frika se ...
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Integrimi evropian i Kosovës, Zulfaj premton rezultate konkr...
Gjobiten Meta dhe YouTube për varësinë nga mediat sociale
Moti i keq, Kapiteneria e Vlorës ndalon lundrimin e mjeteve ...