Ministri i Mbrojtjes në Shqipëri, Pirro Vengu, ka bërë të ditur se aktualisht janë 17 vatra aktive në disa qarqe të Shqipërisë, ku po vijon puna për izolimin dhe shuarjen e tyre.
Në një postim në Facebook, ai ka pohuar se në terren janë angazhuar afërsisht 1000 forca, ushtarake dhe civile, të cilat po punojnë pa ndërprerje, nën koordinimin e shefit të Shtabit të Forcat e Armatosura të Shqipërisë dhe Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile
“Nën koordinimin e AKMC po sigurojmë mbështetjen e mjeteve të Forcës Ajrore në disa zona si Delvinë, Konispol, Berat/Dimal dhe Bërzhitë, me 5 helikopterë të përfshirë në operacione në këto momente”.
“Deri tani janë neutralizuar 9 vatra zjarri, të cilat po monitorohen nga afër për të parandaluar riaktivizimin”, deklaroi Vengu.
I njëjti tha se gjatë pasdites pritet të angazhohen edhe 2 avionë “Canadair” nga Italia dhe Kroacia, për të forcuar më tej ndërhyrjen ajrore.
Aksident trafiku në Prishtinë, përfundojnë në përleshje pesë...
Po vjen Xbox i ri
Qeveritë evropiane mbeten prapa në përdorimin e Al, tregon s...
A e dini se kur duhet të zëvendësoni peshqirët tuaj?
A keni mungesë apo tepricë hekuri? Ky test e tregon saktë
I doli emri 700 herë në dosjet e Epsteinit, Franca nis hetim...