Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, pas përfundimit të seancës së 54-të konstituive ka thënë se “çka t’i themi Avni Deharit”, ishte pyetja që kreu i VV-së, Albin Kurti, ia ka shtruar liderëve të partive politike në takimin e thirrur nga ai, menjëherë pas afatit 30 ditor nga Gjykata Kushtetuese.
Abdixhiku tha se me këtë pyetje të Kurtit, të cilës sipas tij, i besuan më tepër nga frika e mendimit të lirë dhe dëshira e madhe për nënshtrim, vetëm dy kryetarë parish, gjendej i gjithë thelbi i “kaosit të sotëm politik”.
“Natyrisht, një dhomë e tërë e përfaqësuesve politikë që mbeten të habitur. E para, sepse Avni Deharit s’duhej thënë asgjë. Ai ishte aty për të ekzekutuar një vendim standard të kryesisë, të shndërruar më vonë në aktgjykim të Gjykatës Kushtetuese. Pra, ishte pastër një figurë ceremoniale, pa diskrecion në vendimmarrje. Pra, lexo, duhej thënë Avni Deharit. Lexo, Avni”.
“Dhe e dyta, sepse në këtë pyetje qëndronte edhe shtirja e një njeriu që duhej të sillej si fitues, por para se gjithash, si thirrës takimi dhe të shtirej si i vërtetë. Ai s’mund të sillej si i tillë, sepse nuk është i vërtetë, s’ka qenë asnjëherë. Popullore i thonë ‘sillej si mashtrues’”, tha Abdixhiku.
Tutje, Abdixhiku u shpreh se si duhet sjellur mes dikujt që “të shikon drejt në sy, të mashtron dhe të pyet ‘çka t’i themi Avniut’”.
Aksident trafiku në Prishtinë, përfundojnë në përleshje pesë...
Po vjen Xbox i ri
Qeveritë evropiane mbeten prapa në përdorimin e Al, tregon s...
A e dini se kur duhet të zëvendësoni peshqirët tuaj?
A keni mungesë apo tepricë hekuri? Ky test e tregon saktë
I doli emri 700 herë në dosjet e Epsteinit, Franca nis hetim...