Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati, ka deklaruar se pavarësisht përpjekjeve të vazhdueshme deri në orët e fundit, nuk është arritur konstituimi i Kuvendit dhe krijimi i institucioneve të reja.
Duke folur nga holli i Kuvendit të Kosovës, Murati akuzoi deputetët e ish-opozitës për refuzim të hapur të kryerjes së obligimeve të tyre kushtetuese.
“Me keqardhje, deri në orët e fundit, pavarësisht përpjekjeve tona për të shtyrë përpara krijimin e institucioneve, nuk patëm sukses. Deputetët e opozitës sërish refuzuan të përmbushin detyrimin e tyre kushtetues – të votojnë. As nuk u lejua që të zhvillohej një votim i fshehtë që do t’u jepte mundësinë deputetëve të krijonin institucionet e vendit,” tha Murati.
Ai theksoi se kjo bllokadë e vazhdueshme po i kushton vendit dhe se qytetarët meritojnë përfaqësim dhe funksionim të rregullt institucional.
“Ka pasur edhe kërcënime” – Hajdari flet për mom...
Haxhiu viziton Klinikën e Pediatrisë në Ditën e Fëmijëve: Fë...
Disa lojtarë pritet të largohen nga Juventusi, ndër ta edhe ...
Haradinaj ngushëllon Metën për vdekjen e babait
Fillon presioni për Tuchelin: Mediumi i madh anglez e konsid...
Arben Fetai jep dorëheqje nga posti i zv. kryeministrit të M...