Memli Krasniqi, kryetar i PDK-së, në përmbyllje të seancës së sotme të dështuar, deklaroi se nuk do të lejojnë që kreu i LVV-së, Albin Kurti, të instalojë “diktat” në Kuvendin e Kosovës.
Duke iu drejtuar deputetëve të mbetur në sallën plenare, Krasniqi akuzoi LVV-në se po vazhdon të tallet me qytetarët.
“Meqenëse vazhdimi i abuzimit u shfaq edhe sot me qasjen autoritare e imponuese nga ana e kryesuesit, dhe ai na ftoi të jemi këtu sërish për në orën 22:00, siç po shihet për të vazhduar talljen me qytetarët, unë nuk po e mbaj fjalën tash, por me mirëkuptim po kërkoj që në vazhdimin e seancës që do e mbajmë në orën 22, ta them atë që e kam planifikuar”, tha Krasniqi.
Megjithatë, Krasniqi pati disa komente edhe në këtë rast, duke theksuar se Kurti po tenton të vendosë kontroll të plotë në Kuvend.
“Po them se e pata nderin jetësor të zgjidhem deputet për 7 herë, por situatë më absurde se kjo s’ka pasur kurrë. Shpresoj shumë se qytetarët po e kuptojnë çdo ditë e më shumë se mentaliteti autoritar dhe i diktatit që Albin Kurti po tenton ta instalojë edhe në Kuvend, ka marrë fund se s’do ta lejojmë të kalojë”, u shpreh Krasniqi.
Vrasja e 2023-ës në Dragodan, ekspertja thotë se veprimet e ...
“Në këto momente është pak negativiteti në kokë, por t...
Shtëpia e Bardhë: Lufta po shkon ‘me sukses dhe sipas ...
Babai Ervis Martinajt paraqitet në Gjykatë: Djali im u vra n...
“Jemi të mërzitur por ka lojtarë që thonë trajner jam ...
Peja emëron në krye të shtabit teknik ish-trajnerin e Prisht...