Dhomat e Specializuara të Kosovës kanë njoftuar se në rastin “Thaçi dhe të tjerët”, paraqitja e provave nga mbrojtja do të fillojë më 15 shtator.
Sipas njoftimit, trupi gjykues ka lëshuar urdhër me të cilin ka caktuar 15 shtatorin si daytë të synuar për fillimin e paraqitjes së provave nga mbrojtja.
“Data do të konfirmohet në konferencën përgatitore për Mbrojtjen që do të mbahet më 19 gusht 2025”.
“Paneli lëshoi gjithashtu edhe urdhra të mëtejshëm në lidhje me aspekte si listat e rishikuara të provave materiale dhe afatet për nxjerrjen e provave”, thuhet në njoftim.
Me këtë rast, është aprovuar kërkesa e mbrojtjes, e cila ka pasur të fillojë më 25 gusht me paraqitjen e provave.
The Athletic: Granit Xhaka transferimi më i goditur i sezoni...
11 të vrarë në një fshat në Liban – Izraeli intensifikon sul...
Kurti pret nesër në takim dy kongresistët amerikanë
Ebola rikthen frikën në Afrikë, mbi 200 viktima dhe 10 shtet...
Osmani: Deputetët e LVV-së që kanë shpifur ndaj meje do t’i ...
Lansohet Platforma Këshilluese e Grave për dialogun Kosovë–S...