Jack Grealish është futur në ‘orbitën’ e klubit të madh italian, Napoli.
Kampionët në fuqi të Italisë, kanë shfaqur interesim konkret për yllin e Manchester City-t, si alternativë e objektivit kryesor, Dan Ndoye të Bolognës.
Sipas “TMW”, drejtuesit e klubit napolitan janë të interesuar seriozisht për mesfushorin ofensiv anglez, ndërkohë që Grealish është inkurajuar nga City të kërkojë një klub të ri gjatë kësaj verë, transmeton RTKLive.
29 vjeçari ka kaluar disa ditë në Bregun e Amalfisë, duke shijuar pushimet në Conca dei Marini dhe mbrëmjet në Ravello. Gjatë një shëtitjeje atje, ai është pyetur për një transferim të mundshëm te Napoli, dhe siç raportohet, ka dhënë një përgjigje enigmatike: “Ndoshta.”
Napoli, që së fundmi ka marrë edhe ofertën për Raheem Sterling nga Chelsea, vazhdon të mbajë Ndoye si përparësinë kryesore, por Grealish mbetet një opsion serioz, nëse negociatat me Bolognën dështojnë.
Lufta në Iran, Trump: Do të doja të takohesha me Mojtaba Kha...
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshi...
Ylli i “Off Campus” i jep fund fejesës pas pesë vitesh lidhj...
E rëndë në Shqipëri – Vritet një polic gjatë operacionit në ...
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Kosova merr mbështetje nga Brukseli dhe Uashingtoni, por për...