Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka thënë se partia të cilën e drejton ai, nuk e ka kërkuar masën që e ka caktuar Gjykata Kushtetuese.
Por, Krasniqi tha se Kushtetuesja është në të drejtën e saj, dhe vendimet e saj duhet respektuar.
“Ne nuk e kemi kërku atë masë por është në të drejtën e tyre, besoj se ka një arsye që nuk mund ta paragjykoj. Do ta kuptojmë kur të publikohet vendimi finale. Dëshira jonë ka qenë që të ketë një aktgjykim final para skadimit të afatit, por shpresojmë që mund të publikohet edhe pas datë 8. Jemi në një situatë të absurdit që se ka paramenduar askush. Ka paqartësi për hapat e mëtejmë. Zgjedhjet duhej të ishin këto të 9 shkurtit që do të duhej të prodhonin institucione. Qytetarët më 9 shkurt kanë treguar se nuk e durojnë më sistemin monist që ka instaluar VV-ja, pra sistemin njëpartiak.
Më shumë ka qenë tendencë për sundim dhe qeverisje. Ndonjëherë nuk është e jashtëzakonshme që t’u kthehemi zgjedhjeve të reja, meqenëse kjo nuk ka ndodhë edhe pse do të ishte e mundimshme për shkak se i kemi edhe zgjedhjet lokale”, tha Krasniqi para mediave.
Sallahu: Dorëheqja e Osmanit do të ishte e dobishme
Netanyahu urdhëron sulme 48-orëshe ndaj Iranit nga frika se ...
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Integrimi evropian i Kosovës, Zulfaj premton rezultate konkr...
Gjobiten Meta dhe YouTube për varësinë nga mediat sociale
Moti i keq, Kapiteneria e Vlorës ndalon lundrimin e mjeteve ...