Të paktën 15 persona janë vrarë në përleshjet midis Tajlandës dhe Kamboxhias, të cilat hynë në ditën e dytë. Autoritetet tajlandeze thanë se 46 persona u plagosën, përfshirë 14 ushtarë, raporton Reuters .
Zyrtarët kamboxhianë kanë thënë se një civil u vra dhe pesë persona u plagosën, ndërsa 1 mijë e 500 familje u evakuuan.
Ushtria tajlandeze ka akuzuar Kamboxhian për përdorimin e sistemeve raketore BM-21 të prodhuara në Rusi dhe artilerisë së rëndë për të sulmuar zonat civile.
Ushtria dënoi “sulmet e pakuptimta dhe barbare” në një deklaratë, të cilat tha se “morën jetë dhe shkaktuan lëndime serioze te shumë civilë të pafajshëm”.
Më shumë se 100,000 banorë janë evakuuar nga zonat e konfliktit në provincat Ubon Ratchathani dhe Surin, ndërsa autoritetet ushtarake tajlandeze paralajmërojnë qytetarët të shmangin zonën kufitare.
Përleshjet shpërthyen të enjten në një zonë kufitare të diskutueshme , ku si Tailanda ashtu edhe Kamboxhia janë në një mosmarrëveshje territoriale prej kohësh.
Trupat tajlandeze raportuan aktivitet të konsiderueshëm ushtarak dhe një prani të madhe të forcave të armatosura në provincat Ubon Ratchathani dhe Surin.
Tajlanda vendosi gjashtë avionë luftarakë F-16 të enjten, përfshirë një që sulmoi objektiva ushtarake kamboxhiane.
Kamboxhia i ka quajtur sulmet një “agresion brutal”, ndërsa të dy vendet kanë akuzuar njëra-tjetrën për fillimin e konfliktit.
Ndërkohë, Kamboxhia përdori sisteme raketash dhe artileri fushore për të vazhduar bombardimet.
Komuniteti ndërkombëtar, përfshirë Shtetet e Bashkuara, u ka bërë thirrje të dyja palëve që të ndërpresin menjëherë zjarrin dhe të mbrojnë civilët.
Malajzia, e cila aktualisht kryeson Shoqatën e Kombeve të Azisë Juglindore (ASEAN), bëri thirrje gjithashtu për një zgjidhje paqësore dhe shprehu gatishmërinë e saj për të ndihmuar në ndërmjetësimin midis dy vendeve.
Vjosa Osmani: Synoj edhe një mandat si presidente
Putin nënshkruan ligjin që i lejon Rusisë të injorojë vendim...
VV e PDK zyrtarizojnë koalicionin në Podujevë një ditë pas z...
Duka komenton raportin me Tifozat Kuq e Zi: I kemi prishur p...
Rama: Vlonjatëve të mi u kërkoj ndjesë, pajisjet që duhen po...
Numërimi vazhdon: Arian Tahiri i dyti deri tash me më së shu...