Prishtina e ka mbyllur baras pa gola ndeshjen e parë kualifikuese të rrethit të dytë të Konferencë Ligës ndaj Larnes.
Klubi kosovar barazoi pa gola, duke e lënë të hapur çështjen e kualifikimit, për ndeshjen e kthimit në stadiumin “Fadil Vokrri”, shkruan Arbresh.info.
Pas 12 minutash lojë, Prishtina e ka pasur mundësinë më të mirë për të shënuar ndaj Larnes së Irlandës së Veriut.
Valmir Veliut harkoi nga e majta, Rohan Ferguson e priti tentimin me kokë të Blend Baftiut.
Prishtina synon triumfin në ndeshjen kthyese, për të kaluar tutje në Ligën e Konferencës. Ndeshja e kthimit luhet me 31 korrik nga ora 20:00./Arbresh.info
Nesër mblidhet Qeveria
Tre kosovarët që vdiqën në vendin e punës në Austri pritet t...
KFOR-i për stërvitjet e ushtarëve serbë në kufi me Kosovën: ...
Barcelona shkatërron Newcastlen, dhe kalon në çerekfinale të...
Irani godet Katarin, përfshihet nga flakët impianti më i mad...
Komuna e Prishtinës shpall “Shtëpinë-Shkollë” të Herticëve s...