Në mbrëmjen e sotme, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) shënoi zyrtarisht fillimin e rrugëtimit të ri zgjedhor për Prishtinën, duke shpallur rikandidimin e Përparim Ramës për një mandat të dytë si kryetar i Komunës së Prishtinës.
Në ceremoninë që u mbajt në parkun e Gërmisë, kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku vlerësoi përparimin e arritur gjatë katër viteve të fundit dhe theksoi se rikandidimi i Ramës bazohet në vepra të prekshme, jo në premtime boshe, transmeton Arbresh.info
“Katër vite më parë e nisëm si të panjohur, sot kthehemi me vepra, me projekte, me vizion, me zemër të hapur dhe me duar të pastra.
Gërmia u mbush me qytetarë të çdo moshe, që dëshmuan se ndryshimi nuk është më shpresë – është realitet. Është përparimi që e shohim në projekte të mëdha infrastrukturore që nuk bllokohen dot; në shkolla me mësim tërëditor për fëmijët e Prishtinës – tani model për secilin qytet tjetër dhe në rajon; në planifikim urban me sheshe e shëtitore që i japin shpirtë dhe identitet Prishtinës: në transformim të sigurisë dhe shërbimeve”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook./Arbresh.info
“Dardanët” dalin me njoftim sa i përket biletave për anëtarë...
Aksident mes dy veturave në Mitrovicë, lëndohen gjashtë pers...
Prishtina me fitore jetike ndaj Pejës në “Karagaç”
Mbytet anija në brigjet greke, 22 të vdekur
Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për pesë ditë...
Aliti për mediat turke: Turqia ka një kombëtare shumë të for...