Është përkeqësuar situata me vatrën e zjarrit në fshatin Dishnicë të Bashkisë së Korçës, vatër e cila është zgjeruar akoma dhe më tej, duke hyrë në territorin e malit të Moravës mbi qytet.
Terreni i thyer malor e ka bërë të pamundur ndërhyrjen e mjeteve zjarrfikëse dhe favorizimi nga era ka bërë që flakët të zgjerohen mbi fshatin Barç.
Nga komunikimi me nënkryetarin e bashkisë Korçë, Kletjon Kita, bëhet me dije se përsëri forcat pyjore, ato të ndërmarrjes së shërbimeve publike, do të rinisin punën për izolimin e flakëve ditën e nesërme, pasi është e pamundur ndërhyrja gjatë natës.
Sipërfaqja e djegur është mbi 20 hektarë me bimësi të ulët dhe pisha./A2
OVL e UÇK-së mbështet protestën në Shkup: Dinjiteti shqiptar...
Gjendja e Lamal nuk është ende mirë: Nuk do të prekë top me ...
Vetaksidenti me fatalitet në Dollc, një nga të lënduarit dër...
Rreth 143 mijë aplikime nga mërgata për të votuar në zgjedhj...
Sa shqetësuese është shpërthimi i Ebolës në Kongo?
Lewandowski përshëndetet me duartrokitje në këmbë në ndeshje...