Real Madrid është gati të bëjë një ofertë marramendëse prej 100 milionë paund për të sjellë mesfushorin e Manchester Cityt, Rodri, në “Santiago Bernabeu” gjatë kësaj vere.
Sipas “The Sun”, trajneri i ri i “Los Blancos”, Xabi Alonso, e ka vënë mesfushorin spanjoll në krye të listës së objektivave pas humbjes dërrmuese që pësoi nga Paris Saint-Germain në gjysmëfinalen e Kupës së Botës për Klube, shkruan Arbresh.info.
Pas largimit të Toni Kroosit verën e kaluar, Reali ka pasur probleme të mëdha në mesfushë.
Guardiola nuk dëshiron ta shesë fituesin e Topit të Artë pasi e sheh si një prej lojtarëve më të rëndësishëm në Man City.
Tek madrilenët, besojnë se një ofertë prej 100 milionë paund mund ta tundojë klubin nga Etihadi për ta shqyrtuar shitjen.
Rodri i cili është 29 vjeç u dëmtua rëndë në muajin shtator, në barazimin 2-2 kundër Arsenalit, duke pësuar një lëndim serioz në ligamentin e gjurit (ACL) dhe menisk.
Ai qëndroi jashtë fushave për pjesën më të madhe të sezonit dhe u rikthye vetëm në javët e fundit, ku zhvilloi disa minuta në Kupën e Botës për Klube, por u largua pas vetëm 37 minutash në ndeshjen kundër Al Hilal, ku City u eliminua në mënyrë befasuese në fazën e 1/16-ave.
City mbeti sezonin e kaluar pa asnjë trofe, dhe shkak kryesor ishte mungesa e Rodrit. Kjo mund të jetë ndalesa e vetme e klubit anglez, që mos ta lejojë kalimin e mesfushorit tek Reali.
Rodri iu bashkua Man Cityt nga Atletico në vitin 2019 dhe ka një kontratë deri në vitin 2027./Arbresh.info
Aksident në Gjilan, vetura rrokulliset në mes të rrugës
Kremlini: Presim përgjigjen e SHBA pas bisedimeve të paqes
Oda Ekonomike me kallëzim penal ndaj ZRRE-së
Shorti i Botërorit 2026: Për herë të parë do të përmenden Ko...
Kërkoi kohë për t’u njohur me aktet, sot seanca paraprake në...
Putin: Rusia do ta marrë Donbasin me forcë nëse trupat ukrai...