Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim lamtumirës ambasadoren e Republikës së Sllovenisë në Kosovë, Minca Benedejčič, me rastin e përfundimit të mandatit të saj diplomatik në vendin tonë.
Presidentja Osmani shprehu mirënjohjen më të thellë për kontributin e çmuar të ambasadores Benedejčič në forcimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Sllovenisë, si dhe për përkushtimin e saj në thellimin e bashkëpunimit bilateral në fusha të ndryshme.
Gjatë mandatit të Ambasadore Benedejčič, janë realizuar vizita të shumta të nivelit të lartë ndërmjet dy shteteve, të cilat kanë forcuar më tej raportet ndërshtetërore, duke reflektuar miqësinë dhe solidaritetin e ndërsjellë që karakterizon marrëdhëniet ndërmjet popullit të Kosovës dhe atij slloven.
Në këtë kontekst, Presidentja Osmani vlerësoi rolin e Sllovenisë në mbështetje të Kosovës, që nga periudhat më të vështira historike e deri sot përmes mbështetjes në përpjekjet e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës, Bashkimin Evropian, NATO dhe organizata të tjera ndërkombëtare.
Duke e falënderuar për bashkëpunimin e shkëlqyer gjatë mandatit të saj, Presidentja Osmani i uroi Benedejčič suksese në angazhimet e mëtejme./Arbresh.info

E konfirmon Specialja, lirohen me kusht Smakaj e Fazliu
Llapi eliminon Dritën nga Kupa e Kosovës
Edhe Bashkim Smakaj dhe Fadil Fazliu lirohen nga Gjykata Spe...
Haxhi Shala u lirua me kusht, e konfirmon Specialja
Prishtina transferon ish-lojtarin e Borës
Dyshime për manipulim të votave në Gjilan, intervistohen 14 ...