Një veturë e parkuar në pronë private është goditur nga një automjet tjetër, drejtuesit e të cilit janë larguar nga vendi i ngjarjes pa dhënë asnjë informacion apo kontakt.
Lidhur me këtë rast, Policia e Kosovës në rajonin e Gjilanit ka dhënë detaje për mediumin Arbresh.info.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, ka bërë me dije se njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe nga hetimet e para është konstatuar se janë shkaktuar dëme materiale në veturë dhe në fasadën e shtëpisë së pronarit.
Ai shtoi se njësitet hetuese janë duke vazhduar punën për identifikimin dhe kapjen e të dyshuarit të përfshirë në këtë rast.
“Ju njoftojmë se sot me datën 24.07.2025 rreth ores 01:20 policia e Kosovës në Gjilan e ka pranuar një informatë nga një qytetar se vetura e tij e parkuar ishte goditur nga një veturë për momentin e pa njohur e cila ishte larguar nga vendi i ngjarjes. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe nga hetimet e para mësohet se janë shkaktuar dëme materiale në veturë dhe në fasadën e shtëpisë së ankuesit. Njësitet hetuese janë duke hetuar për gjetjen e të dyshimtit të involvuar në këtë rast”, tha ai./Arbresh.info
LEXO EDHE:
Aksident në Gjilan, goditet një veturë e parkuar – drejtuesit e mjetit largohen nga vendi i ngjarjes
Tragjike në Rahovec, vdes një person pasi pëson lëndime fata...
Zhduket një vajzë në Gjilan
Therja me thikë në Fushë Kosovë, policia jep detaje
Aksident në Shakovicë të Podujevës, lëndohen katër persona
E papritur: Bëhen bashkë Limi dhe Edi
Poloni, hapet labirinti më i madh i borës në Evropë