Në “Këndin e Kujtesës” në selinë qendrore të LDK-së nga sot është edhe fotografia e Shaban Manajt e cila u vendos në praninë e familjarëve, miqve dhe bashkëpunëtorëve në 25 vjetorin e vrasjes së tij.
“Shabani qëndron në krah me Enverin, Xhemën, Ismetin e Nekibën, si shenjë e një kujtese historike. Në 25-vjetorin e vrasjes së tij, përkujtimi për Shabanin mbetet i gjallë. Ai ishte avokat i shquar, veprimtar i palodhur dhe bashkëpunëtor i afërt i Presidentit Rugova. Me guxim, urtësi e përkushtim, Shaban Manaj la gjurmë të thella në rrugëtimin tonë për liri dhe ndërtim të shtetit”, ka shkruar kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku.
Ai ka thënë se familjarët ende kërkojnë drejtësi, ndërsa sipas tij, shoqëria ka detyrim të përhershëm zbardhjen e të gjitha vrasjeve politike pas luftës.
“Zonjës Fatmushe, Fortesës, Shkodranit, Shkumbinit, Shpatit e Shkëmbit u themi të qëndrojnë të fortë edhe një çerek shekulli pas. Lavdi jetës dhe veprës së Shaban Manajt! Lavdi të gjithë veprimtarëve të lirisë!”, ka shkruar Abdixhiku./Arbresh.info
Naim Murseli rrëfen në gjykatë: I thashë Liridonës në suedis...
Publikohen pamje të rënda të Liridona Ademajt pas vrasjes – ...
Vazhdon gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt, sot merret n...
Adelina Thaçi kujton Cimën në 5-vjetorin e vdekjes: Më mungo...
Marta Kos refuzon propozimin e Vuçiqit dhe Ramës
Rama takon zëvendëskomandantin e KFOR-it, i prezantoi planin...