Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës është thellësisht i shqetësuar me zhvillimet që lidhen me transmetuesin publik të Kosovës, RTK.
Paralajmërimi se brenda pak ditësh, RTK-ja do të mbetet pa financim dhe nuk do të jetë në gjendje të paguajë të punësuarit e saj për muajin korrik, është alarmues.
AGK-ja e njeh rolin e rëndësishëm që luan transmetuesi publik në skenën mediale të Kosovës dhe në mungesë të kuvendit funksional i bën thirrje Qeverisë së Kosovës, që të ndërmarrë hapat e nevojshëm për vazhdimin e financimit të RTK-së.
Gazetarët, kameramanët dhe stafi tjetër i RTK-së, duhet të jenë në gjendje që të bëjnë punën e tyre në mënyrë të papenguar nga presione politike apo financiare
Hamza: Programi ynë ka në fokus fuqizimin real të grave, më ...
Aktakuzë me propozim për gjykim në mungesë ndaj pesë pjesëta...
Dita e dytë e protestës në Tiranë për Zvërnecin, mijëra qyte...
Vendimi i Iranit për të ndërprerë negociatat me SHBA, tregje...
Protestat për Zvërnecin/ Rama flet nga Berati: S’po dëmtohet...
Shitjet e fanellave të Gabrielit, rriten 350% pas humbjes së...