Ballkani e ka fituar ndeshjen e parë të rrethit të dytë kualifikues për Ligë të Konferencës ndaj Florianas, me rezultat 4-2.
Ndeshja nisi më mirë për mysafirët që realizuan në minutën e tetë me anë të Jake Grech, nga penalltia, shkruan Arbresh.info.
Pas pesë minutash, Bleart Tolaj barazoi për Ballkanin.
Floriana u rikthye në epërsi sërish me golin e Mustapha Jan në minutën e 25-të.
Por pas vetëm dy minutash, Sunday Adetunji barazoi sërish rezultatin.
Ballkani arriti ta shënoj edhe golin e tretë dhe të epërsisë në minutën e 32-të, ku shënoi sërish Tolaj, pas një asistimi nga Adetunji.
Ndërkohë në fund të pjesës ndodhi diçka e pazakontë ku u fikën dritat e reflektorëve si pasojë e mungesës së energjisë elektrike në stadium. Kjo bëri që pjesa e parë të përfundoi pak më herët dhe nuk u luajtën të gjithë minutat shtesë.
Pas këtyre problemeve, pjesa e dytë nisi dhe përfundoi pa telashe.
Në 45 minutëshin e dytë u shënua vetëm një gol, të cilin e realizoi Adetunji në minutën e 76-të.
Deri në fund nuk pati gola tjerë dhe Ballkani shënoi fitore komode, duke i dhënë shanse të mëdha për kualifikim.
Ndeshja e kthimit luhet javën e ardhshme në Maltë./Arbresh.info
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...
Humb jetën në Divjakë traktoristi, përmbyset mjeti dhe e zë ...
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë