Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka ndarë sot disa pamje nga zona turistike e Thethit, pas operacionit të ndërmarrë për shembjen e ndërtimeve pa leje.
Në një postim në rrjetet sociale, Rama shkruan: “Thethi pas operacionit nga kanceri i paligjshmërisë”, duke e cilësuar kështu ndërhyrjen si një hap të domosdoshëm për mbrojtjen e mjedisit dhe ligjshmërisë në zonat me rëndësi të veçantë natyrore.
Pamjet tregojnë një peizazh më të pastër dhe punonjës të pushtetit vendor që po rikthejnë identitetin e vërtetë të kësaj zone malore që ka fituar vëmendje të veçantë turistike vitet e fundit.
Mijëra njerëz protestojnë në Madrid, kërkojnë dorëheqjen e S...
Zbulohet ‘goditja e parë’ e Tottenhamit pasi sig...
Ndryshon emri i AAK-së, ky do të jetë emri i ri
Ndryshon plani i produksionit: Ferma VIP 3 pritet të mbyllet...
Çfarë përmban marrëveshja e propozuar që mund t’i japë fund ...
Conte tregon nëse do t’i bashkohet kombëtares së Itali...