Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, ka marrë vendim për ndalimin e qarkullimit të automjeteve me peshë mbi 15 T, në autoudhë, rrugë nacionale dhe rajonale.
Zëvendësminstri në detyrë i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka njoftuar se vendimi është marrë për shkak te temperaturave të larta.
“Të dashur qytetarë, Për shkak të temperaturave të larta që po mbretërojnë këto ditë kemi marrë vendim për ndalimin e qarkullimit të automjeteve me peshë mbi 15 T, në autoudhë, rrugë nacionale dhe rajonale. Ndalesa vlen nga ora 11:00 e deri në 17:00, duke filluar nga nesër me 23 korrik e deri me 28 korrik”, ka pohuar Durmishi.
Ai thotë se ky vendim mund të ndryshohet varësisht nga kushtet klimatike gjatë ditëve në vijim./Arbresh.info/
Përplasjet në protestën e opozitës, procedohen 7 persona – k...
Superliga vjen sot me dy superduele
Haradinaj: Rruga euro-atlantike e vetmja për Kosovën
SHBA pret përgjigje nga Irani/ Trump: Bisedimet po vazhdojnë...
Abdixhiku propozon Vjosa Osmanin bartëse të listës së LDK-së...
Nis mbledhja e Këshillit të LDK-së, Lumir Abdixhiku kritikon...