Liverpooli është në pritje të mbërritjes së Hugo Ekitike në Merseyside gjatë kësaj jave, ndërsa marrëveshja me Eintracht Frankfurtin është arritur.
Sipas “The Mirror”, Liverpool dhe Frankfurti kanë rënë dakord për çmimin prej 79 milionë funte për sulmuesin francez.
Po ashtu, është arritur një marrëveshje paraprake për një kontratë gjashtëvjeçare, ndonëse disa detaje të fundit në lidhje me kushtet personale ende po diskutohen.
Ndërsa trajneri Arne Slot dhe skuadra ndodhen aktualisht në Hong Kong për përgatitjet parasezonale, stafi mjekësor dhe drejtori sportiv Richard Hughes kanë mbetur në Merseyside, në pritje të Ekitike-s për testet mjekësore.
Pasi të kryejë dhe kalojë kontrollet mjekësore, Ekitike do t’u bashkohet bashkëlojtarëve të tij në Azi, ku do të nisë zyrtarisht aventurën e tij tek kamponët në fuqi të Anglisë./rtk
Milaim Zeka paraqitet në SPAK
Surprizohen fëmijët e shtrirë në Pediatri, “Super-heronjtë” ...
PDK-ja në Ferizaj publikon listën me kandidatët për deputetë
Qemajl Aliu betohet për mandatin e dytë si kryetar i Shtimes
Imri Ahmeti betohet si kryetar i Lipjanit për mandatin e kat...
Prishtina 01 synon çerekfinalen në Ligën e Kampionëve të fut...